VIDEO/ Taylor Swift bën gjestin e pazakontë, fshin hundët në rroba gjatë performancës në koncert

VIDEO/ Taylor Swift bën gjestin e pazakontë, fshin hundët në rroba gjatë performancës në koncert

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift ka marrë kritika të shumta nga fansat kohët e fundit, pas një veprimi në dukje të pazakontë që ajo ka bërë gjatë koncertit që po zhvillonte në Skoci.

Taylor ishte duke performuar në Skoci këngën “Don’t blame me”, në kuadër të turneut të saj botëror më të madh muzikor të titulluar “Eras”, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta ajo është filmuar nga fansat duke fshirë hundët në rroba.

Megjithatë, fansat kishin reagime të ndryshme për veprimin e saj, ndërsa disa e krititikuan për gjestin, të tjerë e mirëkuptuan atë për shkak të të ftohtit, teksa e justifikuan se kjo është ajo që bëjnë të gjithë njerëzit.

“Kam parë tre video të ndryshme të Taylor-it duke fshirë hundën, ajo duhet të marrë peceta në skenë”,- shkroi një person në X.

“Unë vazhdoj të shoh video të Taylor duke fshirë hundën dhe duke e hedhur në skenë”,- tha një tjetër.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha