Të ndërtohet apo jo ujësjellësi i ri, përplasen deri në konflikt banorët e 2 fshatrave në Kuçovë! Tensiononet keq situata! Banorët e Vodës: Duam ujë

KUÇOVË-Teksa banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, banorët e një tjetër fshati janë ngritur në protestë për të kërkuar të kundërtën.

Qindra banorë të fshatit Vodë janë ngritur në protestë me thirrjet 'duam ujë'.

Por në një moment ata janë përplasur me banorët e Lumasit qeë kërkojnë që mos teë ndërtohet ujësjellësi.  Banoret janë konfliktuar me njeri tjetrin, madje situata është tensionuar shumë.

Kujtojmë se 5 banorët e Lumasit që kanë hyrë në grevë urie kërkojnë ndërprerjen e punimeve të ndërtimit të ujësjellësit në burimin e Sinecit, pasi nëse kjo ndodh, sipas tyre do të 'vdesim për bukë'. Banorët shprehën shqetësimin edhe për dhunën që policia ka ushtruar gjatë protestave të tyre dhe për këtë kërkorjnë shkarkimin e Ardi Veliut.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 05/08/2021 09:46

    Perca e sundo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla