VIDEO/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 14 viktima dhe 25 të plagosur! Vritet atentatori, ishte student gjendet i vdekur dhe i ati

Të paktën 14 persona u vranë dhe 25 u plagosën gjatë një sulmi të armatosur në universitetin 'Charles' të Pragës. Policia ka identifikuar autorin si David Kozak, i cili u vra nga efektivët në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

24 vjeçari çek studionte në këtë universitet ndërsa i ati u gjet i vdekur mëngesin e sotëm. 

Në platformën Telegram ai kishte paralajmëruar se donte të bënte një masakër në një shkollë.

'Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje!'- shkruante ai në rrjetet sociale.

Oficerët ndërhynë dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua.

Qytetarëve iu bë thirrje që të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërsa stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa. Sulmuesi u pa në çatinë e universitetit në katin e katërt.

Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale, personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.

"Jam i tronditur nga ngjarjet në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles. Unë dua të shpreh keqardhjen time të thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave që shkaktuan të shtënat” tha Presidenti Petër Pavel.

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e 14 viktimave dhe 25 të plagosurve, ditën e sotme, nga një 24-vjeçar, në Universitetin ‘Charles’ në Pragë.

“Nuk ka absolutisht asnjë shpjegim, asnjë justifikim për këtë. Si shumë prej jush, edhe unë ndjej një pikëllim dhe neveri të thellë për këtë sulm të pakuptueshëm dhe brutal”,- tha Fiala.

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Vít Rakušan, dhe policia çeke, përmes deklaratave për shtyp, u shprehën se ka dyshime që David Kozak, 25-vjeçari i cili vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, në Universitetin “Charles” në Pragë të Çekisë,mund të jetë autor edhe i 2 vrasjeve të ndodhura javën e kaluar, në pyllin Klanovicky pranë Pragës.

Të premten e 15 dhjetorit të këtij viti, një burrë dhe foshnja e tij, u gjetën të vrarë pyllin Klanovicky pranë Pragës.

Po ashtu, ministri i Brendshëm çek, tha se një numër i madh armësh janë gjetur në ndërtesën e universitetit “Charles”, ku 24-vjeçari i identifikuar si David Kozak, vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, ditën e sotme.

"Ne mund të kishim dhjetëra viktima të tjera pa reagimin e shpejtë të policisë”,- shtoi Rakusan.

Për ngjarjen shprehën ngushëllime edhe ministri Igli Hasani, i cili tha se nuk ka shqiptarë të lënduar. Edhe kryeministri Edi Rama shprehur ngushëllimet: “Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve.Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë', shkruan Rama në X.

Ndërkohë, ambasada Shqiptare ne Çeki tha për Report Tv se nuk ka të dhëna të sakta lidhur me ngjarjen në Pragë, sepse vetë autoritetet çeke po kryejnë verifikime dhe të dhënat janë paraprake. Në të gjithë Çekinë, sipas ambasadës, jetojnë 700 shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
VIDEO/ Masakra në universitetin e Pragës, momenti kur autori qëllon nga ballkoni i godinës

1703193679_prage.jpg

Vrasja masive e studentëve në Pragë nga kolegu i tyre i ri ka tronditur mbarë botën. Videot që kanë dalë në dritë tregojnë tmerrin e viktimave, teksa vrasësi ka qëlluar nga një ballkoni.

Ai ka qëlluar jo vetëm njerëzit brenda universitetit, por edhe në rrugë.

 

Ora 21:44
Ministri i Brendshëm i Çekisë: Një numër i madh armësh janë gjetur në Universitetin ‘Charles’ në Pragë

1703191634_yuuuy.JPG

Vit Rakusan

Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan, tha se një numër i madh armësh janë gjetur në ndërtesën e universitetit “Charles”, ku 24-vjeçari i identifikuar si David Kozak, vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, ditën e sotme.

"Ne mund të kishim dhjetëra viktima të tjera pa reagimin e shpejtë të policisë”,- shtoi Rakusan.

Ora 20:58
Autoritetet çeke: Dyshohet se 24-vjeçari që sulmoi Universitetin e Pragës është autor i dy vrasjeve të ndodhura javën e kaluar

1703188794_ttrree.JPG

Vít Rakušan

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Vít Rakušan, dhe policia çeke, përmes deklaratave për shtyp, u shprehën se ka dyshime që David Kozak, 25-vjeçari i cili vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, në Universitetin “Charles” në Pragë të Çekisë,mund të jetë autor edhe i 2 vrasjeve të ndodhura javën e kaluar, në pyllin Klanovicky pranë Pragës.

Të premten e 15 dhjetorit të këtij viti, një burrë dhe foshnja e tij, u gjetën të vrarë pyllin Klanovicky pranë Pragës.

Ora 20:46
VIDEO/ Sulmi në Pragë, studentët hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar të shtënave

1703188047_prageee.JPG

Një video e regjistruar ditën e sotme, gjatë sulmit të 24-vjeçarit në Universitetin ‘Charles’ në Pragë të Çekisë, ku mbetën të vrarë 14 studentë dhe 25 të plagosur, po qarkullon në mediat ndërkombëtare.

Në video duket se si disa studentë hidhen nga kati më i lartë i ndërtesës, në ballkonin e një kati më poshtë, për t’i shpëtuar të shtënave të 24-vjeçarit me origjinë çeke, të identifikuar si David Kozak.

Ora 20:24
Sulmi në Pragë, kryeministri i Çekisë i drejtohet kombit: Nuk ka më asnjë rrezik! E pakuptueshme arsyeja e sulmit

1703186769_ttyyy.JPG

Petr Fiala

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e 14 viktimave dhe 25 të plagosurve, ditën e sotme, nga një 24-vjeçar, në Universitetin ‘Charles’ në Pragë.

“Nuk ka absolutisht asnjë shpjegim, asnjë justifikim për këtë. Si shumë prej jush, edhe unë ndjej një pikëllim dhe neveri të thellë për këtë sulm të pakuptueshëm dhe brutal”,- tha Fiala.

Ndër të tjera, kryeministri çek u shpreh i bindur se rreziku ka mbaruar dhe se autoritetet kanë nën kontroll situatën.

“Të dashur qytetarë, ju lutemi të mendojmë për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këto Krishtlindje do të jenë të paimagjinueshme të trishtueshme për ta. Le të ndajmë së bashku dhimbjen e tyre. Ne duhet të bashkohemi për të treguar respektin tonë për viktimat”,- u shpreh Fiala.

Ora 20:09
Sulmi në Pragë, Nikolla: E tronditur, solidaritet me familjet e viktimave të popullit mik çek

1703176752_prage.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar në lidhje me sulmin monstruoz në Universiten ‘Charles’ në Pragë të Çekisë, ku një 24-vjeçar, qëlloi për vdekje 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Nikolla u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit çek, si dhe zyrtarëve më të lartë të Çekisë.

“E tronditur nga ngjarja tragjike në Pragë, u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit mik çek, Dhomës së Deputetëve, Presidentes Markéta Pekarová Adamová, dhe Senatit e Presidentit Miloš Vystrčil.”, shkruan znj. Nikolla.

Ora 19:50
Ngjarja makabër në Universitetin e Pragës, reagojnë liderët europianë

1703180519_aren.jpg

Shumë udhëheqës të vendeve të Europës kanë reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme, në Universitetin e Pragës, ku një 24-vjeçar me origjinë çeke, vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përmes në postimi në rrjetin social ‘X”, dënoi ashpërsisht "të gjitha format e dhunës dhe terrorizmit".

“Europa ka për detyrë të reagojë dhe të forcojë çdo mjet të dobishëm për të garantuar sigurinë maksimale për qytetarët e saj”,- shkruan Meloni.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen është shprehur "thellësisht i tronditur nga sulmi mizor" në Pragë dhe shtoi se Austria gjendet pranë Çekisë në këto momente.

Presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi se vendi i tij " qëndron me popullin e Republikës Çeke gjatë kësaj kohe të vështirë", duke shtuar se ndihej "i tmerruar nga të shtënat".

Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Çekisë dhe specifikisht ndaj familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

“Shpreh solidaritetin për viktimat, të plagosurit dhe të dashurit e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet çeke”,- tha ai në një postim.

Ora 19:48
Masakra në Çeki, babai i sulmuesit të armatosur u gjet i vdekur

1703178035_al.jpg

Autori i sulmit masiv me armë në një universitet të Pragës në Çeki është një djalë 24-vjeçar, banues në një fshat rreth 21 km larg kryeqytetit. Ai ishte student në të njëjtin universitet.

Nga të shtënat mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori i sulmit. BBC, raporton se babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme.

Ora 19:42
Rama për sulmin tragjik në Pragë të Çekisë: Na ka tronditur të gjithëve, Shqipëria qëndron pranë miqve çekë

1702560732_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguiar në lidhej me sulmin monstruoz të një 24-vjeçari në Universitetin Charles në Pragë, i cili vra 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe thekson se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave.”,- shkruan Rama.

Ora 19:35
Sulmi me 14 të vrarë, ambasada e Shqipërisë në Pragë për Report Tv: Nuk kemi të dhëna të sakta për të lënduarit, në Çeki jetojnë 700 shqiptarë

1703184776_kkkkkkk.JPG

Ambasada e Shqipërisë në Pragë, në një prononcim për Report Tv pas sulmit me disa të vrarë në një universitet të Pragës, bën me dije se deri më tani nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare. Në reagim thuhet se në të gjithë Çekinë jetojnë 700 shqiptarë.

"Nuk kemi të dhëna të sakta lidhur me ngjarjen në Pragë, sepse vetë autoritetet çeke po kryejnë verifikime dhe të dhënat janë paraprake. Në të gjithë çekinë jetojnë 700 shqiptarë. U kemi bërë thirrje shqiptarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të telefonojnë ambasadën në numrin +420 775 041 553", thuhet në reagimin për Report Tv.

Ora 19:24
‘Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë’, Hasani për sulmin në Universitetin 'Charles': Nuk ka shqiptarë të lënduar

1702572840_iglihasani.jpg

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka shprehur keqardhjen dhe solidaritetin e tij në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në Universitetin e Pragës në Çeki, ku një 24-vjeçar vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”. Hasani thekson se “Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”,- shkruan Hasani.

Ndër të tjera, bëhet me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë dhe se nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare.

Ora 18:40
Sulmi me armë në Universitetin e Pragës, më i rëndi në historinë moderne të Çekisë

1703180519_aren.jpg

Foto nga vendngjarja në Pragë

Sulmi i së enjtes pasdite (21 Dhjetor) në fakultetin e arteve të Universitetit Charles është sulmi më fatal që nga pavarësia çeke 30 vjet më parë.

Sulmi më i fundit me armë ishte në dhjetor 2019 në një spital në Ostrava, kur një burrë hapi zjarr në dhomën e pritjes së klinikës së traumës dhe vrau katër burra dhe dy gra, përpara se të kthente armën drejt vetes.

Në shkurt 2015, një vendas hapi zjarr në një restorant në qytetin lindor të Uhersky Brod. Tetë persona humbën jetën në sulm, raporton BBC.

Edhe pse sulmet me armë janë të rralla në Republikën Çeke, gjuetia me armë është e popullarizuar. Në vitin 2019, qeveria çeke u përpoq më kot të anulonte një ndalim të BE-së për pushkët gjysmë automatike për përdorim privat, i sjellë pas një serie sulmesh vdekjeprurëse xhihadiste në të gjithë Evropën.

Ora 18:12
'Dua të bëj masakër në një shkollë dhe të vras veten', 24-vjeçari çek e paralajmëroi sulmin në Pragë, çfarë shkroi 10 ditë më parë?

1703178035_al.jpg

Autori i ngjarjes, David Kozak

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë në Pragë, ku 14 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë.

David Kozak, 24-vjeç i cili pas masakrës në Universitetin e Pragës qëlloi veten duke rënë nga çatia, e kishte paralajmëruar krimin në platformën Telegram, në datën 10 dhjetor 2023.

Ai shkruante se dëshironte të bënte vrasje masive në një shkollë, dhe me gjasë të vriste edhe veten.

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina ishte shpresa ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur”, shkruan autori.

Ora 18:01
Sulm me armë në Universitetin e Pragës, identifikohet autori! I riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale

1703178035_al.jpg

Autori i ngjarjes, David Kozak

Autori që vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë me armë zjarri në Pragë është identifikuar si David Kozak, 24-vjeç me origjinë çeke. 

I riu me origjinë çeke ka qëlluar me armë brenda Fakultetit të Arteve. Në Telegram ai kishte paralajmëruar se donte të bënte një masakër në një shkollë.

Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua.

Qytetarët “ftohen të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.

Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit në katin e katërt. Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa.

Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale , personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.

Ora 17:52
VIDEO/ Pamje të reja nga sulmi në Pragë! Studentët e tmerruar fshihen poshtë karrigeve dhe tavolinave, në sfond dëgjohen të shtënat

1703177458_palw.jpg

Foto e sulmit me armë në Pragë

Disa video të reja tronditëse po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale ku shihen studentët e bllokuar në auditoret e Fakultetit të Arteve teksa fshihen poshtë karrigeve dhe tavolinave për t'i shpetuar sulmit të autorit, ndërsa në sfond dëgjohen të shtënat e armës. 

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Charles, një ndër universitetet më antike në botë që ndodhen në sheshin Jan Palach, në qendër të Pragës.

Sipas policisë 11 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Autori i ngjarjes ishte parë në çatinë e universitetit, por më pas edhe autori i ngjarjes ka mbetur i vrarë.

Agjentët ndërhynë duke evakuar sheshin dhe zonën përreth dhe universitetin.

 

Ora 17:44
VIDEO/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, policia publikon pamjet: Ndërtesa është në evakuuim e sipër

1703177061_fil.jpg

Foto nga vendngjarja në Pragë

Policia çeke deklaroi së fundmi se oficerët janë ende duke evakuuar studentët pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin Charles në qendër të Pragës. Në një deklaratë në X, policia shkroi se disa studentë u mbyllën në klasa gjatë të shtënave, kështu që përpjekjet për evakuim janë ende në vazhdim.  

Postimi i Plotë:

"Ndërtesa është ende duke u evakuuar pasi disa studentë u mbyllën në dhomat e tyre pas sulmit".

Stále probíhá evakuace budovy, jelikož se někteří studenti před střelcem uzamkli v místnostech. pic.twitter.com/Puw5it55h7

— Policie ČR (@PolicieCZ) December 21, 2023
Ora 17:38
FOTOLAJM/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 11 viktima dhe 24 të plagosur

1703176752_prage.jpg

Foto nga Universiteti në Pragë

Një sulm me armë është shënuar në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Charles  një ndër universitetet më antike në botë që ndodhen në sheshin Jan Palach, në qendër të Pragës.

Sipas policisë 11 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i vrarë. Agjentët ndërhynë duke evakuar sheshin dhe zonën përreth dhe evakuar universitetin.

Autori i ngjarjes ishte parë në çatinë e universitetit. Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa, raporton TGcom24.

Foto nga Universiteti në Pragë pas sulmit
Foto nga Universiteti në Pragë pas sulmit
 
Foto nga Universiteti në Pragë pas sulmi
Ora 17:02
Sulm me armë në Universitetin e Pragës, raportohet për 11 viktima dhe mbi 20 të plagosur

1703174500_faf.jpg

Foto nga Vendngjarja

Një sulm me armë është shënuar në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Charles një ndër universitetet më antike në botë që ndodhen në sheshin Jan Palach, në qendër të Pragës. Sipas raportimeve nga policia dhe ekipet e shpëtimit kanë humbur jetën 11 persona dhe të plagosur janë mbi 20 persona.

Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i vrarë. Policia ndërhyri duke evakuar sheshin dhe zonën përreth dhe evakuar universitetin, raportojnë mediat çeke.

Policia u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.

"Njëmbëdhjetë persona të vdekur, duke përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, pesë deri në gjashtë persona me lëndime mesatarisht të rënda, dhjetë të plagosur lehtë. Shifrat mund të ndryshojnë ende. I gjithë sheshi i Jan Palach dhe zona përreth është plotësisht i mbyllur”, shkroi policia në X (ish-Twitter) në orën lokale 15:17.

 Sipas zëdhënëses së fakultetit Tereza Marková, stafi dhe studentët janë udhëzuar të mbyllen në zyra dhe klasa. Ai nuk ka informacion më të detajuar, madje as për numrin e studentëve dhe punëtorëve që duhet të ishin aty në atë kohë.

Ora 16:52
FOTO/ Sulmi në universitetin e Pragës, studentët fshihen në parvazin e një ndërtese

Një sulm me armë ka ndodhur në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Karlova, një ndër universitetet më antike në botë që ndodhen në sheshin Jan Palach, në qendër të Pragës. Policia bën të ditur se disa persona kanë ndërruar jetë, ndërsa të tjerë janë plagosur. Edhe autori i ngjarjes u vra.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të studentëve të cilët janë fshehur në parvazin e një ndërtese gjatë të shtënave në universitet.

Ora 16:38
FOTO+VIDEO/ Të shtëna me armë në Pragë, publikohet momenti kur njerëzit vrapojnë të tmerruar për të shpëtuar

 

Policia çeke raportoi për disa persona të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur pranë një universiteti në qendër të Pragës.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach dhe se autori i ngjarjes është vrarë, raportojnë mediat italiane.

Sipas raportimeve Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit. Policia njoftoi se i gjithë sheshi dhe zona përreth janë mbyllur plotësisht dhe se Universiteti është evakuuar. 

Ata po ashtu lajmëruan qytetarët që të mos qëndrojnë afër zonës dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa, stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa, të vendosnin mobiljet tek dyert në mënyrë që të bllokonin hyrjen e sulmuesit dhe po ashtu të fiknin edhe dritat.

1703173061_kjs.jpg

Foto nga vendngjarja në Pragë

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 21/12/2023 20:53

    Kur vrete nje individe bahete nami, kurese kur vrete nje politikan nuk nihete kush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike