Igli Hasani
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka shprehur keqardhjen dhe solidaritetin e tij në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në Universitetin e Pragës në Çeki, ku një 24-vjeçar vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”. Hasani thekson se “Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”
“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”,- shkruan Hasani.
Deeply saddened by the tragic shooting in #Prague today, which resulted in the loss of innocent lives. My heartfelt condolences to the grieving families, and I hope for a swift recovery for those who were injured.
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 21, 2023
Albania stands in solidarity with our Czech friends in this…
Ndër të tjera, bëhet me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë dhe se nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 14 viktima dhe 25 të plagosur! Vritet atentatori, ishte student gjendet i vdekur dhe i ati
