Video/Tefta Radi ngashërehet në
lot: Të lutemi për Frankun

Video/Tefta Radi ngashërehet në<br />lot: Të lutemi për Frankun
Ikona e TVSH, Tefta Radi, bashkëshortja e këngëtarit dhe kantautorit Françesk Radi, mes lotëve ka kërkuar që të lutemi për shëndetin e tij.

E ulur në një nga stolat e spitalit ‘Nënë Tereza’, ku ndodhet i shtruar Françesk Radi, e ku trishtimi i vihet re në sytë e saj, ajo shprehet se gjendja e bashkëshortit të saj nuk është aspak e mirë dhe se është e pamundur të transportohet jashtë vendit.

Pavarësisht dhimbjes, ajo nuk ka harruar të falenderojë të gjithë mjekët që kujdesen për shëndetin e tij.

Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pasi është goditur nga një hemoragji cerebrale. 

“Angazhimi i mjekëve është i jashtëzakonshëm, së pari stafi i urgjencës, nuk mungon angazhimi deri në maksimum i shefit Petrela, mjekut me emër në botë jo më në Shqipëri. Po ashtu mjekë të tjerë kanë ardhur e kanë parë nga afër. Tritan Shehu, Ylli Zeqishti, për të mos vazhduar sepse nuk kam fuqi të vazhdoj të numëroj. Angazhimi është jashtëzakonisht i madh nga vetë Ministria e Shëndetësisë, vetë ministrja e shëndetësisë ka qenë e pranishme dhe e ka ndjekur nga afër. Angazhimi është po aq i madh edhe nga kryeministri Rama. Gjendja e rënduar e Françeskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e gjendjes. Shpresoj dhe le t’i bashkojmë lutjet që të gjithë bashkë. Franku ishte një katolik i bindur. Falenderoj dhe kryeopozitarin Basha dhe të gjithë miqtë, dashamirësit e kolegët për lutjet e tyre të përbashkëta”, është shprehur Tefta Radi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë