Dy të rinj kanë tentuar të grabisin një bankë me një pistoletë lodër.

Grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa shihet se punonjësit e bankës Lucas do Rio Verde në Brazil duken të terrorizuar.  

Punonjësi i sigurisë ka arritur të “neutralizojë” një nga grabitësit e ndërsa duket se në këto momente pistoleta lodër bie në tokë dhe thyhet.

Një nga grabitësit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.