Një militant i ISIS u nda në dysh ndërsa shkonte drejt qytetit me motor, pasi bomba që ndodhej në rripin e tij u aktivizua përpara orarit të vendosur nga vetë ai. Burri që ishte duke vdekur, me këmbët e shkëputura nga pjesa e sipërme e trupit, u filmua nga një turmë burrash të shokuar që ndodheshin në rrugë.
Një person i pranishëm bërtiti "ai është nga ISIS", ndërsa dëshmitarët afrohen gjithnjë e më shumë terroristit që humbiste gjak. Një tjetër burrë dëgjohet ndërsa i bërtet turmës dhe i pyet pse po filmojnë dikë në prag të vdekjes.
Videoja e kapur në Jemen është ngarkuar në internet disa orë më parë. Muajin e kaluar ISIS mori përsipër autorsinë e katër atentateve me bombë, që vranë 15 njerëz, përfshirë këtu edhe katër ushtarë në Jemen.
/Shqiptarja.com