VIDEO/Thiago Motta humb kontrollin
godet me makinë tifozin pas ndeshjes

VIDEO/Thiago Motta humb kontrollin<br />godet me makinë tifozin pas ndeshjes
Thiago Motta dje fatkeqësisht është bërë protagonist në një episod të pakëndshëm me disa tifozë të PSG-së.

Mesfushori i parisienëve ka humbur durimin pas humbjes 6-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, aq sa është përpjekur të sulmojë një tifoz.

Teksa po lëvizte me makinën e tij duke u larguar nga aeroporti i Le Bourget-it, ku skuadra kampione e Francës kishte mbërritur pas kthimit nga Barcelona, ish-lojtari i Interit u desh të përballej me disa tifozë kryeqytetas të zemëruar.

Këta të fundit nuk po e linin të qetë, të acaruar tejmase me skualifikimin e skuadrës së tyre të zemrës nga Champions League, kështu që Motta e pa të udhës t’i trembte ata duke xhiruar shpejt dhe rrjedhimisht duke goditur me makinë njërin prej tifozëve, siç duket në pamjet e ofruara nga “The Sun”.

Mesfushori ndoshta nuk e priste, por tifozi është dëmtuar rëndë dhe është transportuar në spital. Me siguri që kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin