FA Cup në Angli është në raundin e 1/32. Wolves fituan 3-2 pas 120 minutave lojë kundër Brentford duke kaluar më tej në një ndeshje me raste, pritje dhe gola.
Titullar për miqtë nga Londra ishte edhe Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares që këtë sezon nuk ka marrë shumë minuta në Premier League. Gardiani ka treguar cilësitë e tij në një rast në zonë, duke bërë pritjen e sezonit.
Sulmi i Wolves ishte i gjithi para pas barazimit 2-2 dhe Strakosha ishte deçiziv në shpëtimin e portës, duke treguar reflekse nga pranë. Edhe pse në një ditë të mirë për të, sërish Brentford pësoi tre gola dhe u eliminua nga FA Cup.