VIDEO/Thyhet rekordi botëror
100m stil flutur,nuk është Phelps

VIDEO/Thyhet rekordi botëror<br />100m stil flutur,nuk është Phelps
Në Montreal është zhvilluar kampionati botëror i notit ku ka patur edhe rekorde të reja.

Në garën e 100 metrave të stilit flutur për kursin e shkurtër u vendos rekordi i ri botëror dhe këtë nuk e arriti i përhershmi, rekordmeni olimpik, Michael Phelps.

Është afrikano-jugori, Chad Le Clos ai që vendos kohën më të shpejt, 48.08 sekonda duke thyer rekordin që kishte vendos po vetë në Doha në 2014, 48.44 sekonda.

I rikthyer nga olimpiada "zhgënjyese" për objektivat e tij, Le Clos ja del të triumfojë në edhe në garën e 200 metrave duke harruar atë të Rio 2016 e duke shtuar në koleksionin e tij një tjetër medalje të artë.

Afrikano-jugori arriti të lërë pas amerikanin Tom Shields me kohën 49.04 dhe australianin David Morgan në vendin e tretë me 49.31 sekonda.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani