Spanjollët përpos faktit që na morën fitoren në fushë na kanë vendosur edhe në lojë edhe jashtë saj, këtë herë jo lojtarët, por tifozët iberikë, që kishin udhëtuar për në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen.
 
Në Shkodër para ndeshjes dy tifozë të ekipit spanjoll të veshur me uniformat e ekipit kombëtar të tyre duke qëndruar para hotelit ku ishte akomoduar Spanja duke parë interesin e shqiptarëve për të bërë një foto me të preferuarit e tyre janë futur në rol duke u shtirur, një prej tyre si Vitolo.
 
Rrengu nuk është kapur nga tifozët shqiptarë, qe kane bere disa foto me 'lojtaret', ndërsa gazetarët e ‘Marca’ e kanë regjistruar.
 
Ndërkohë që edhe tifozët janë intervistuar më pas dhe kanë deklaruar se “Erdhën në Shqipëri për të ndjekur kombëtaren, por sikur e shikoni tani e kemi të pamundur të largohemi”.