Grupimi i tifozëve të Kombëtares së futbollit, Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar përpara FSHF-së me një gjetje të veçantë. Ata kanë spërkatur ambientet jashtë godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit me bojë të kuqe, si dhe kanë vendosur foto të masakrave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës përgjatë historisë.
Gjithçka lidhet me organizimin e Europianit 2027 për moshat nën 21 vjeç nga Shqipëria dhe Serbia së bashku, ndërsa për këtë ka pasur kundërshtime.
"Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t'i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë", shkruajnë TKZ.
Tifozat Kuq e Zi kanë kujtuar historinë dhe diçka e tillë është një përpjekje për të bërë që FSHF të tërhiqet nga vendimi për bashkëorganizim.
TKZ, FSHF pic.twitter.com/o3rtesvlJk
— News video (@Newsvideo13) May 20, 2024