Ndeshja mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës nisi me katër minuta vonesë në 'Elbasan Arena'. Shkak për këtë u bë një sherr masiv mes tifozerive të të dyja skuadrave.

Ultrasit e dy klubeve u futën në fushë dhe kanë sulmuar njëri-tjetrin, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave speciale që situata të qetësohej disi.

Më herët tensioni nisi jashtë stadiumit, ndërsa vijoi edhe brenda tij. KF Tirana kërkon të paktën një pikë sot në udhëtim për të shmangur zonën play-out.


Lajmi kryesor:

Sot raundi i fundit i Superligës, përleshje në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe Tiranës! Vora - Bylis një finale mbijetese