Liverpool luan sot me Real Madridin në 21:00 për fazën e 1/8 në Champions League, duke përsëritur finalen e edicionit të shkuar të këtij kompeticioni. Miqtë nga Madridi zbarkuan në ishull qysh dje, teksa kanë kaluar një natë jo të qetë.
Për një gjë të tillë kanë menduar tifozët e Liverpool. Ultrasit janë mbledhur poshtë hotelit ku qëndronte skuadra e Real Madrid dhe kanë lëshuar një "arsenal" të plotë fishekzjarresh mëngjesin e sotëm. Për shumë minuta spektakli i mjeteve piroteknike duket se ka lënë pa fjetur lojtarët e Real Madrid.
Tifozët e Liverpool nuk e kanë për herë të parë një veprim të tillë, teksa në 2019 po në ndeshjen e Champions kundër Barcelonës e kanë përdorur këtë strategji, me Liverpool që në fund fitoi 4-0.

Komente

