Partizani për herë të tretë këtë sezon fitoi ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit. Të kuqtë u imponuan 1-2 me dopietën e Maguette, teksa Abazaj shkurtoi për bardheblutë.
Dueli i së dielës, zhvilluar në "Air Albania" të Tiranës nuk ishte i qetë. Para takimit policia shoqëroi një tifoz të Partizanit, teksa edhe pas ndeshjes ka patur incidente.
Në videot e faqeve të ultrasve shihet qartë se ka pasur përplasje mes tifozëve. Bëhet me dije se disa tifozë të Partizanit kanë sulmuar ata të Tiranës, për fat të mirë pa pasur incidente apo të plagosur.
Edhe këtë herë rivaliteti mes tifozerive u pa në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj, me Partizanin që sportivisht i hapi punë Tiranës në garën për një vend në "Final 4".
Tirana 1-2 Partizani, ultras. Partizani attack Tirana suporters. pic.twitter.com/HnVJXnLZ2Z
— News video (@Newsvideo13) April 30, 2024