Lionel Messi mbylli kontratën me PSG-në dhe prej ditës së djeshme është lojtar i lirë. Tanimë "Pleshti" ka disa oferta mbi tavolinë, ndërsa në SHBA është Inter Miami i David Beckham që kërkon shërbimet e yllit të futbollit. Në Spanjë janë të sigurt se Miami do firmosë me Messin dhe më pas do e huazojë te Barcelona.
Messi do të bëhej lojtari më i paguar në MLS, që e ka si rregull që tre lojtarë të çdo ekipi mund të paguhen mbi 1 milionë dollarë pagë vjetore. Kjo duket se është oferta e dytë formale që Leo ka në tavolinë, pas asaj të përmendur nga Arabia Saudite, me Al-Hilal që nuk heq dorë nga sulmuesi.
Nëse Inter Miami ia del të marrë Messin dhe ai të huazohet te Barcelona, paga e tij do paguhej nga katalanasit në mënyrë të pjesshme, duke shmangur edhe problemet financare për regjistrimin e lojtarit. Leo luajti të shtunë ndeshjen e fundit me PSG-në, duke humbur 2-3 nga Clermont. Në momentin e formacioneve, gjatë thirrjes së emrit të tij, tifozët e PSG-së fërshëllyen Messin.