VIDEO/ Tiki-taka dhe gol për 'kornizë', Barcelona 'likuidon' Villarrealin në La Liga

VIDEO/ Tiki-taka dhe gol për 'kornizë', Barcelona 'likuidon' Villarrealin në La Liga

Festa e Pedri-t pas golit

La Liga spanjolle e futbollit është në javën e 21-të. Në stadiumin "La Ceramica", Villarreal vendas u mund 0-1 nga Barcelona. Goli për djemtë e Xavit u shënua nga Pedri në minutën e 18-të. Një aksion model nga miqtë, loja tiki-taka dhe pasimi final i Lewandowskit solli golin e Pedrit.

Në pjesën e dytë Villarreal pati disa raste, ndërsa nuk mundi të barazonte ndeshjen para tifozëve të vet. Me 56 pikë, Barcelona mban vendin e parë në La Liga, duke u shkëputur me 11 pikë nga Real Madridi i vendit të dytë. Kujtojmë se Galaktikët kanë një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Villarreal me 31 pikë renditet në pozitën e tetë të klasifikimit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’, Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK! Pasdite në Këshillin Bashkiak

‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’, Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK! Pasdite në Këshillin Bashkiak