VIDEO/ Tirana përmbys Laçin në transfertë dhe i bën presion Partizanit, 'Demat' i mposht Vllaznia në kryeqytet! Bylis dhe Kukësi ndajnë pikët

Superliga shqiptare është në javën e 16-të, teksa luhen ndeshjet e para për 2023. Mesditën e së premtes, në orën 13:00 janë zhvilluar dy ndeshjet e para. Në Ballsh, Bylis dhe Kukësi barazuan 0-0, ndërsa Tirana fitoi në transfertë 1-2 me Laçin. Në 16:00 Partizani humbi 1-2 me Vllazninë. Nesër zhvillohen dy sfidat e mbetura për javën e 16-të. Në 13:00 Egnatia përballet me Erzenin, ndërsa në 16:00 Teuta pret Kastriotin në "Niko Dovana".

Në "Adush Muça", Bylis dhe Kukësi barazuan 0-0 për javën e 16-të në Superligë. Dy skuarat morën nga një pikë në një ndeshje të fortë dhe të luftuar. Dueli nuk ishte i qetë në pjesën e dytë, me skuadrat që e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Qoshku te Bylis pas vetëm katër minutave që u fut në fushë (82) la ballshiotët me një lojtar më pak. Të njëjtin fat edhe Barbosa, që me dy të verdhë në fundin e ndeshjes doli me karton të kuq. Pas këtij dueli, Bylis mban vendin e 8-të me 17 pikë, ndërsa Kukësi është në vendin e nëntë me 16 pikë.

Në stadiumin e Laçit, vendasit humbën 1-2 me Tiranën. Bardheblutë përmbysën ndeshjen, edhe pse kurbinasit shënuan që në minutën e dytë (65 sekonda) me Vasil Shkurtaj. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45, Bruno Lulaj shënoi për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër. Pjesa e dytë nisi "zjarr" për Tiranën, me Hasanin që në minutën e 48 shënoi për 1-2. Ndërrimet dhe rastet e shumta nuk do ndryshonin rezultatin, me Tiranën që del me tri pikë nga një transfertë e vështirë. Me 28 pikë, Tirana mban vendin e dytë, ndërsa Laçi me 20 pikë është në vendin e gjashtë.

Në kompleskin "Partizani" në Tiranë, vendasit e Partizanit u mundën 1-2 nga Vllaznia. Shkodranët marrin "hakun" e fazës së parë, teksa përmbysën "Demat" e Colella. Viti ka nisur mbarë për Vllazninë, me Superligën që luan ndeshjet e para për vitin 2023. Në tribunat e stadiumit ka qenë edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe ndihmësit e tij, që duket se i kanë sjellë fat miqve nga Shkodra. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, teksa goli i parë u shënua nga Gueye që kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 62. Në të 77 minutë, Jonuzi barazoi, para se Çoba në minutën e 90 të kalonte në avantazh Vllazninë. Duket se aktivizimi i Skukës për 18 minuta nuk i ka shërbyer të kuqve, edhe në sytë e trajnerit të ri të Kombëtares. Me 29 pikë, Partizani mban kreun e Superligës, një pikë më pak se Tirana ndjekëse. Vllaznia me 25 pikë shkon për momentin në vendin e tretë.

Renditja momentale:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
Humbja me Vllazninë, trajneri i Partizanit: Nuk jemi skuadër e fortë, nuk jemi

Humbja me Vllazninë 1-2 ka tërbuar trajnerin e Partizanit. Giovanni Colella ka folur për Oversport pas ndeshjes, duke thënë se ende nuk janë një skuadër e fortë që "vret" kampionatin.

"Vllaznia bëri një ndeshje shumë të mirë, e kishte përgatitur shumë mirë. Ne arritëm që në pjesën e dytë të shënonim, por më pas bëmë dy gabime, që për fat të keq ndodhin në futboll. Ndoshta është edhe përgjegjësia ime, që bëra një zëvendësim të gabuar. Gabohet, merren vendime dhe më pas edhe përgjegjësitë. Maguete luajti në një rol jo natyral dhe unë e vura në vështirësi. Kemi humbur, pasi kemi gabuar. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, sigurisht që është një këmbanë alarmi. Nuk jemi akoma një skuadër e fortë. Nuk jemi skuadra që "vret" kampionatin", tha mes të tjerash Colella.

Ora 18:34
VIDEO/ Sylvinho nis punën me Superligën, ndjek nga afër supersfidën e javës Partizani-Vllaznia

 

Trajneri i sapo emëruar i kombëtares Sylvinho ka ndjekur këtë të premte nga afër ndeshjen e parë të futbollit shqiptar mes Partizanit dhe Vllaznisë. Braziliani ishte në stadiumin ‘Partizani’ për të parë elementë si Skuka, i cili luajti si zëvendësues për shkak dëmtimi, por edhe futbollistët e tjerë si Eneo Bitri, Andi Hadroi, por edhe Erdenis Gurishtën te Vllaznia.

Sylvinho ishte i shoqëruar nga dy ndihmësit e tij Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni.

Ora 18:06
VIDEO/ Vllaznia 'merr hak' dhe fiton me Partizanin në kryeqytet, trajneri i Kombëtares i sjell fat shkodranëve

 

Në kompleskin "Partizani" në Tiranë, vendasit e Partizanit u mundën 1-2 nga Vllaznia. Shkodranët marrin "hakun" e fazës së parë, teksa përmbysën "Demat" e Colella. Viti ka nisur mbarë për Vllazninë, me Superligën që luan ndeshjet e para për vitin 2023. Në tribunat e stadiumit ka qenë edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe ndihmësit e tij, që duket se i kanë sjellë fat miqve nga Shkodra.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, teksa goli i parë u shënua nga Gueye që kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 62. Në të 77 minutë, Jonuzi barazoi, para se Çoba në minutën e 90 të kalonte në avantazh Vllazninë. Duket se aktivizimi i Skukës për 18 minuta nuk i ka shërbyer të kuqve, edhe në sytë e trajnerit të ri të Kombëtares. Me 29 pikë, Partizani mban kreun e Superligës, një pikë më pak se Tirana ndjekëse. Vllaznia me 25 pikë shkon për momentin në vendin e tretë.

Ora 15:29
VIDEO/ Tirana bën Laçin për 'ujë të ftohtë', kurbinasit shënojnë pas 65 sekondave! Bardheblutë përmbysin

Në stadiumin e Laçit, vendasit humbën 1-2 me Tiranën. Bardheblutë përmbysën ndeshjen, edhe pse kurbinasit shënuan që në minutën e dytë (65 sekonda) me Vasil Shkurtaj. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45, Bruno Lulaj shënoi për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër. Pjesa e dytë nisi "zjarr" për Tiranën, me Hasanin që në minutën e 48 shënoi për 1-2. Ndërrimet dhe rastet e shumta nuk do ndryshonin rezultatin, me Tiranën që del me tri pikë nga një transfertë e vështirë. Me 28 pikë, Tirana mban vendin e dytë, ndërsa Laçi me 20 pikë është në vendin e gjashtë.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin