VIDEO/ Tirana zbret me 'këmbë në tokë' Skënderbeun, përmbysje për kreun në 'Selman Stërmasi'
Kaina duke festuar golin te Tirana
Në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 3-1 kundër Skënderbeut me përmbysje për javën e tretë në Superligë. Bardheblutë u befasuan qysh në minutën e tretë, ndërsa pas një gabimi ishte Ardit Nikaj që kaloi korçarët në avantazh. Sulmuesi shkodran veproi bukur me topin dhe përshëndeti rrjetën e Ilion Likës. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë e Shehit, që shtynë në sulm. Do duhej fundi i pjesës së parë dhe konkretisht e 44 minutë që Kaina të barazonte ndeshjen pas një asisti të Përgjonit. Sulmuesi brazilian kërceu mbi të gjithë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër.

Ardit Nikaj feston golin e Skënderbeut
Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me Hasanin dhe Kainën që kishin disa mundësi. Duhej minuta e 66 që Shehi të hidhte në fushë Klevis Qefalinë për Ardit Hilën. Mesfushori i ri pas vetëm 11 minutash do shënonte golin e dytë për Tiranën, kjo pas një rrëmuje në zonë. Për t'u përmendur edhe tranversa e Yurit te Skënderbeu. Në fundin e lojës (90+8) ishte Florent Hasani që dërgoi shifrat në 3-1. Me këtë sukses Tirana merr kreun e renditjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa korrcarët pas dy fitoreve në javët e para mbajnë vendin e dytë. Duket se rikthimi pas disa muajve në "Selman Stërmasi" ka rezultuar me fat për bardheblutë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.2%
-
Jo
76.1%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 787
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Më 8 prill luhen ndeshjet e para gjysmëfinale
4 Prill, 14:05
-
Me emër dhe mbiemër, FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë të 16 tifozëve! Disiplina i rikthen dy trajnerët Egnatias
4 Prill, 09:53
-
Grushte te Vllaznia, dy titullarët përplasen në stërvitje para ndeshjes kundër Partizanit
4 Prill, 09:21
-
Superliga/ Penallti e dyshimtë dhe polemika në shtesë, Flamurtari e KF Tirana barazojnë 1-1! Sot në program tre ndeshje, grushte në Shkodër
4 Prill, 08:51
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
'Skënderbeu ishte Bektashi', Baba Mondi: Ç’humbet Italia nga Vatikani? Duam status diplomatik
27 Mars, 16:04
-
Ilir Demalia: Berisha si “Tata” dikur
26 Mars, 11:39
-
‘Kësaj i thonë të kesh 2 b...’, Filip Çakuli ‘çmonton’ pretendimet e Berishës për Partizanin: Gaz i botës dhe dordolec, gënjeshtar patologjik mediokër!
26 Mars, 09:39
-
Tirana 3 pikë të arta me Vorën, shpresë reale për mbijetesë në kampin bardheblu
22 Mars, 15:16
-
Oltijon Kërnaja i pezulluar, trajneri i Partizanit: Kundër Teutës një ndeshje direkte, kemi mungesën e Doumbia
20 Mars, 17:38
-
Renditja/ Skënderbeu s'e 'ngjit' dot Korabin, Laçi fiton dhe rihap garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë! Rezultatet e gjashtë ndeshjeve
19 Mars, 09:16