VIDEO/ Tornado në Itali, dy
të vdekur, disa të lëndua

VIDEO/ Tornado në Itali, dy<br />të vdekur, disa të lëndua
ITALI - Rrugë të përmbytura, çati të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara. Kështu u gdhinë sot qytetarët në kryeqytetin italian, Romë, i cili u godit nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur.  

Një tornado në Ladispoli shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën 'Ancona'. Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.

Ndërkohë në Cesano është regjistruar një tjetër viktimë si pasojë e motit të keq. 64-vjeçari Fernando F., nënoficer i ushtrisë në pension, humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë.

Rreth 200 telefonata që kërkonin ndihmë mbërritën në centralet e Mbrojtjes Civile. 

[gallery]19519[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!