VIDEO/ Momenti tronditës kur skafistët hedhin nga varka në det emigrantët! 4 prej tyre vdesin, të tjerët me not përpiqen të dalin në breg
Foto nga momenti kur trafikantët hedhin emigrantët në det
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.
Varka mbante gjithsej 27 emigrantë, ku 23 prej tyre shpëtuan, raporton Reuters.
Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det.
Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.
"Ne pamë një varkë që mbërriti, por ata nuk po trafikonin drogë, por emigrantë. Papritur, disa prej tyre filluan të hidheshin nga varka. Madje ka imazhe që tregojnë se një nga trafikantët shihet duke i drejtuar armën një emigranti, sikur të thoshte "Ti kërce, ose unë të qëlloj”, tha dëshmitari okular Javier Gonzalez për stacionin televiziv lokal.
Ai tha se njerëzit që ndodheshin në plazh vrapuan për t'i ndihmuar, por anija u largua me shpejtësi.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot
22 Dhjetor, 19:00
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12
-
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës
20 Dhjetor, 11:08
-
Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
20 Dhjetor, 11:02
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor, 15:58
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor, 09:37
Te njejten gje benin edhe skafistat vlonjate or teeeejjjjj
Përgjigju