Video/ Tre ditë pas inaugurimit
përmbytet stadiumi i Gjirokastrës

Video/ Tre ditë pas inaugurimit<br />përmbytet stadiumi i Gjirokastrës
Vetëm 3 ditë pas inaugurimit fusha e stadiumit të Luftëtarit të Gjirokastrës është pushtuar nga uji.
 
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në mëngjesin e sotëm në Gjirokastër përmbytën fushën e blertë.
 
Investimi prej 35 milionë lekë nga bashkia e Gjirokastrës dhe FSHF nuk mundi që të ndalte përmbytjen e fushës, e cila deri tani ka pritur vetëm një ndeshje, atë përballë Partizanit.
 
Rikonstruksioni i stadiumit përfshinte fushën, kanalet e kullimit, ambientet brenda, por edhe tribunën, por nuk ka rezistuar as një javë nga shiu i parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes