VIDEO/ Dy shqiptarët 'ngrenë në këmbë' policinë greke, qëllojnë me armë zjarri 3 të rinj nga Kreta, dyshohet të jenë arratisur në Shqipëri

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku tre të rinj janë qëlluar me armë në ishullin grek të Kretës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 15 dhjetorit, ku tre të rinjtë grekë janë qëlluar me armë ndërsa kanë qenë në lokal. Autorët dyshohet se janë dy shqiptarë, që sipas mediave greke janë arratisur në Shqipëri.

Mediat kanë publikuar edhe videon e momentit, kur një prej shqiptarëve të dyshuar ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me armë drejt tre personave. Mediat greke thonë se shqiptarët janë persona me precedentë të mëparshëm penal, të përfshirë në vrasje, zhvatje, si dhe trafik droge.

“Autori që ka qëlluar dyshohet se është i njëjti me atë që ka vrarë një person në mars të 2023 në Nae Joni”, shkruajnë mediat në Athinë.

Një prej të rinjve grek që është qëlluar me armë ka treguar në dëshminë edhe se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa mohon të kenë pasur njohje apo konflikte me shqiptarët.

“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë dallim me ta. Ne ishim ulur në një dyqan në zonën e Gazit, kur një xhip kaloi me shpejtësi, shkeli një pellg dhe na hodhi ujë me baltë. Ne kemi reaguar duke bërtitur “hej çfarë po bën?”. Nuk kemi bërë asnjë lëvizje tjetër që do të “shkaktonte” zemërimin e shoferit dhe pasagjerit të makinës”.

“Pak metra më vonë xhipi ndaloi, dy të panjohurit zbritën dhe na pyetën pse, duke pretenduar se i kemi sharë. Ne reaguam sërish dhe më pas njëri prej tyre nxori armën dhe na qëlloi”.

Oficerët e Policisë greke kanë në dorë numrin e regjistrimit të makinës Range Rover me të cilën janë larguar dy shqiptarët. Sipas informacioneve, mjeti luksoz është marrë me qira nga një kompani e madhe. Pas kanë qëlluar me armë, shqiptarët janë larguar duke humbur gjurmët, ndërsa dyshohet se janë arratisur në Shqipëri.

Tre të rinjtë grekë vazhdojnë të trajtohen në spitalin "Gennimatas". 29-vjeçari i plagosur i është nënshtruar dje një operacioni në kokë, ku gjendja e tij është kritike. Dy vëllezërit e tjerë 29 dhe 33 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë, fatmirësisht nuk rrezikohet jeta. Ata janë të shtruar në Repartin e Kujdesit Intensiv dhe janë nën monitorimin e mjekëve.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonen e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor. Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.

Rreth orës 06:00 kanë dalë nga klubi dhe kanë shkuar për të ngrënë në një piceri që ndodhet në rrugën Iakhou, pranë një tjetër klubi të njohur të zonës. Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi. Nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke. Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Shqiptarët qëlluan me armë të rinjtë në Kretë, zbardhet dëshmia e një prej tyre: Nuk i njohim, zbritën nga makina dhe na qëlluan

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e një prej të rinjve që ra pre e sulmit me armë nga dy persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë. Ngjarja ndodhi në Kretë, ndërsa një prej grekëve që u qëllua në dëshminë e tij ka treguar gjithçka çfarë ndodhi para të shtënave. Ai pretendon se nuk i njeh dy të rinjtë shqiptarë që i kanë qëlluar me armë.

“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë dallim me ta. Ne ishim ulur në një dyqan në zonën e Gazit, kur një xhip kaloi me shpejtësi, shkeli një pellg dhe na hodhi ujë me baltë. Ne kemi reaguar duke bërtitur “hej çfarë po bën?”. Nuk kemi bërë asnjë lëvizje tjetër që do të “shkaktonte” zemërimin e shoferit dhe pasagjerit të makinës”.

“Pak metra më vonë xhipi ndaloi, dy të panjohurit zbritën dhe na pyetën pse, duke pretenduar se i kemi sharë. Ne reaguam sërish dhe më pas njëri prej tyre nxori armën dhe na qëlloi”.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 17/12/2023 18:01

    Greket nuk eshte dashur ta kruajne me shqiptaret. Dihet qe shqiptaret jane me trima dhe kane me teper dinjitet. Tani ata trimat ishalla kane mberritur ne Shqiperi nderkohe. Kurse shteti shqiptar duhet te mbroje heronjte e vet, te mos i lere ne balte!

    Përgjigju
    • Or tej: 18/12/2023 06:53

      Ne parlament ose ne administrate e kane vendin or teeeejjjjj

    • Tili: 17/12/2023 20:20

      Po ke te drejte. Ti bejme heronj kombetar biles.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!