Durrës- Një person vjen me pistoletë në dorë dhe qëllon dy herë në këmbë 24 vjeçarin, Eduart Buçeza.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar plagosjen e ndodhur mbrëmjen e 21 majit 2024 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Në video e siguar dhe nga Report Tv duket autori Ilir Buçeza që vrapon me pistoletë në dorë hyn në oborr dhe i afrohet 24 vjeçarit që ndodhet afër makinës së zezë. Në një moment Iliri fsheh pistoletën tek çanta që ka në krah pastaj e nxjerr dhe nis ta qëllojë Eduardin në këmbë 3 herë. Nga të shtënat duket që ai ka dashur ta paralajmërojë djalin e xhaxhait të vet.  

Pasi la të plagosur kushëririn autori ikën me vrap. Eduart Buçeza aktualisht ndodhet në spital, ndërkohë autori i ngjarjes Ilir Buçeza vijon të jetë në kërkim nga policia.