Real Madrid mori tri pikë me vlerë, duke fiuar mbrëmjen e së shtunës 0-1 me Gefate në La Liga. Për javën e tetë të kampionatit, ndeshja u vendos nga goli i Militao në minutën e tretë të ndeshjes. Një gol me kokë i ka dhënë pikët e plota dhe kreun Galaktikëve, që ndjenë mungesën e Benzema.

Sulmuesi dhe kapiteni vuan një lëndim, duke qenë jashtë për Ancelottin. Real ka kontrolluar lojën, me Getafe që ka pasur momentet e saj të rrezikshme por pa konkluduar. Në minutën e 57 të ndeshjes Realit iu anullua edhe goli i dytë i shënuar nga Rodrygo për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore në "Alfonso Perez", Real Madrid shkon në kuotën e 22 pikëve në krye të klasifikimit, tre pikë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?