VIDEO tronditëse/ Alarm ekologjik në Peqin, digjen plehrat, re tymi mbulojnë zonën! Pse nuk i çon në inceneratorin e Elbasanit që është falas?! Kreu i Bashkisë mbyll telefonin

PEQIN- Alarm ekologjik në Peqin. Siç shihet në pamjet që Report Tv ka siguruar nga vendgrumbullimi i mbetjeve në këtë qytet, i është vënë zjarri plehrave duke ngritur në qiell një re tymi vdekjeprurës. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Mbetjet nuk janë dërguar në Inceneratorin e Elbasanit, i cili duhet thënë se është falas për të gjitha bashkitë e Elbasanit. Nuk është koncesion, është Partneritet Publik Privat, një shërbim i ndërtuar nga shteti që menaxhohet nga privati.

Bashkia ka bërë tender afrofe për pastrimin e qytetit, i ka vënë një shifër hipotetike, dhe mbi këtë shifër ka bërë tenderin. Shifër e cila mund të jetë shumë abuzive dhe po të shkojnë mbetjet në incinerator, do të peshohen dhe do kuptohet sa janë shifrat reale të mbetjeve që prodhon Peqini. Kështu do të zbulohej edhe afera korruptive. 

Siç duket drejtuesit e Bashkisë Peqin kërkojnë  ta kenë biznes të paformalizuar. Nuk i sjell në inceneratorin që është falas. Ende nuk dihet se përse bashkia nuk i çon ne incenerator. Mos vallë kërkon ta mbajë të paformalizuar duke përfituar nga ana tjetër përmes tenderave?

Kompania që merret me administrimin e mbetjeve në Bashkinë Peqin është “Viola-Green SHPK”, një kompani me problematikë në drejtim të krimeve mjedisore më parë. 

Report Tv është interesuar dhe ka telefonuar kreun e Bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku, i cili pasi dëgjioi parashtrimin e problematikës mbylli telefonin dhe bllokoi të gjitha telefonatat nga numri i redaksisë së Report Tv.

1625146367_plehra3.jpg

1625146377_plehra4.jpg

Plehrat e grumbulluara dhe të djegura

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim