-
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
Në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal, është arrestuar në Milano edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Ai njihet për lidhjet me Suel Çelën. Kompanitë e tij, kanë fituar tenderë për pastrimin e disa qyteteve.
25 Nëntor 2024, 18:10 -
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
Një hetim i SPAK kundër një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare ka çuar në lëshimin e 19 urdhërarresteve nga GJKKO, mes tyre Suel Çela e vëllai i tij, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish shefi i krimeve Dedan Gjonin, avokatja Blerina Beqiri. Detyrim paraqitjeje gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Është kontrolluar banesa e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu dhe ish-gjyqtarit Taulant Tafa.
25 Nëntor 2024, 12:55 -
Kronikë
Afera që fsheh tymi i plehrave mbi Peqin, bashkia 1 milion USD kompanisë ‘Viola Green’ për 288 kontenierë me mbetje, nuk i dërgojnë në incenerator për të fshehur volumin real
Report Tv zbulon detaje të reja rreth skandalit të djegies së plehrave në Peqin. Bashkia tender 1 milionë USD për kompaninë ‘Viola Green’ për zbrazjen çdo ditë të 70 kontenierë me mbeturina në qytet dhe zbrazjen dy herë në javë të 218 kontenierëve në zonat e tjera. Dyshimet të forta se volumi i plehrave të përcaktuara nuk është real dhe nuk justifikon paratë. Nëse mbetjet do dërgoheshin në Inceneratori i Elbasanit, do mateshin duke dalë volumi real. A është kjo arsyeja se pse mbetet hidhen nëpër fusha dhe digjen, duke shmangur inceneratorin?
1 Korrik 2021, 20:25 -
Kronikë
VIDEO tronditëse/ Alarm ekologjik në Peqin, digjen plehrat, re tymi mbulojnë zonën! Pse nuk i çon në inceneratorin e Elbasanit që është falas?! Kreu i Bashkisë mbyll telefonin
Alarm ekologjik në Peqin. Siç shihet në pamjet që Report Tv ka siguruar nga vendgrumbullimi i mbetjeve në këtë qytet, i është vënë zjarri plehrave duke ngritur në qiell një re tymi vdekjeprurës.
1 Korrik 2021, 15:31 -
3 ish-kryebashkiakë të PD-LSI në SPAK, ja kujt ia jepnin tenderat e dyshimtë Xhelal Mziu, Miranda Rira dhe Zamira Rami
Miranda Rira tender kompanisë që hidhte mbetjet pranë bregut të lumit Shkumbin, Xhelal Mziu 70 tendera me flamur të kuq, Basha i besoi drejtimin e fushatës në Dibër.
1 Shkurt 2021, 17:48 -
Krimet mjedisore, gjobiten me 7 milionë lekë gjashtë subjekte në Fier dhe në Berat
Një subjekt në Fier është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi ky subjekt kryente kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.
19 Qershor 2020, 15:20 -
Ndotja e mjedisit/ Pas kompanisë së pastrimit, IKMT gjobit me 2 mln lekë bashkinë e Rrogozhinës: S'mori asnjë masë për pastimin
Pak javë pasi u ndëshkua me gjobë kompania e pastrimit në Rrogozhinë që derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, ndëshkohet me gjobë edhe Bashkia Rrogozhinë
18 Qershor 2020, 14:13 -
Rrogozhina “hedh ne plehra” grantet gjermane, ambasada për Report TV: Ndërpresim bashkëpunimin!
Pas pamjeve të rënda të hedhjes së mbetjeve urbane në lumin e Shkumbinit, ambasada gjermane që ka dhënë 4.5 milionë euro grant për menaxhimin e mbetjeve në 6 bashki, paralajmëron të shkëpusë bashkëpunimin me bashkinë e Rrogozhinës. Shkak është bërë – thotë ambasada në një reagim për Report Tv, edhe mungesa e gatishmërisë për mbylljen e vendgrumbullimit të paligjshëm në breg të lumit.
5 Qershor 2020, 15:28 -
Lumi Tërkuz i Kamzës, porta e parkut të gjelbër që të çon drejt landfillit të mbeturinave! Qytetarët: Plehrat këtu s'mbarojnë kurrë! Autoritetet heshtin
Gazetari i Report TV, Arsen Rusta kësaj here është zhvendosur në periferi të Kamzës, shumë pranë Aeroportit të Rinasit, i cili ka bërë një panoramim të qartë të gjendjes të këtij lumi ku në basenin e tij nuk mungojnë mbetje të rrezikshme spitalore, inertesh si edhe mbeturina të konsumit të përditshëm.
19 Maj 2020, 12:54 -
Bëri masakër mjedisore me mbetjet urbane nga Rrogozhina në Shkumbin, gjobë 2 mln lekë dhe ndjekje penale kompanisë në Tiranë
Derdhte mbetjet urbane të bashkisë Rrogozhine në lumin Shkumbin, gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit nga Tirana. Kompanja “Viola-Green SHPK” është gjobitur me 2 mln lekë, pasi u konstatua hedhja e mbetjeve urbane në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin, pjesë e territorit të bashkisë Rrogozhinë. Report Tv mëson se kjo kompani punonte edhe për bashki të tjera. Pronarët janë; Marsel Shega, Fatos Jaupi dhe Sherif Kapllani. Vlera e 4 kontratave nga 'Viola-Green SHPK' është 198 723 683 lekë
11 Maj 2020, 15:21