VIDEO/ Tronditëse! Qëlloi për vdekje një 45-vjeçare në makinë, oficeri i policisë akuzohet për vrasje

VIDEO/ Tronditëse! Qëlloi për vdekje një 45-vjeçare në makinë, oficeri i policisë akuzohet për vrasje

Oficeri i policisë Felipe Hernandez dhe Teresa Gomez

Oficeri i policisë Felipe Hernandez nga Nju Meksiko, SHBA, i cili qëlloi për vdekje 45-vjeçaren, Teresa Gomez kur ajo u përpoq t’i ikte, përballet me një akuzë për vrasje.

Në videon e kamerës së trupit, Hernandez fillimisht shihet duke i bërë pyetje Gomez kur ajo futet në makinën e saj në një moment dhe papritmas ngre shpejtësinë.

Kur 45-vjeçarja nisi të largohej, polici u përpoq ta ndalonte, por kur kjo nuk ishte e mundur, ai qëlloi tre herë, duke synuar sediljen e shoferit. Nga plagët e marra ajo dha frymën e fundit tek makina e cila ndaloi pak metra më larg, raporton New York Post.

Pak para se të qëllonte 45-vjeçaren, dëgjohet se oficeri i thotë se “do ta bëj jetën tënde ferr”.

Ne kemi hetuar mundësinë e vetëmbrojtjes, por nuk ka asnjë rast të tillë”.

Hernandez ka qenë i pezulluar nga puna që nga 17 tetori, menjëherë pas incidentit. Sipas mediave amerikane, ai ishte përfshirë në incidente dhune, por asnjëherë nuk kishte shkaktuar vdekjen e askujt.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?

Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?