Pasagjerët që ndodheshin në në një avion në Rusi kanë përjetuar momente frike dhe paniku. Ata nisën të luteshin dhe bërtisnin kur papritur nga avioni dolën me maskat e oksigjenit.
Videoja që qarkullon në internet tregoi 111 personat në bord duke thënë lutje dhe duke bërtitur të tmerruar ndërsa ekuipazhi i Airbus A319 humbi lartësinë, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente.
Pamjet tmerruese tregojnë maskat që lëshohen në aeroplanin shtetëror Rossiya, i cili po shkonte për në Shën Petersburg.
Një pasagjer përshkroi momentin e tmerrshëm kur maskat ranë mbi kokat e tyre rreth 20 minuta pas fluturimit, raporton Daily Mail.
“Maskat e të gjithëve ranë para fytyrave të tyre”, tha ai.
Një tjetër tha se të gjithë ishin “të stresuar” duke zbuluar se “fëmijët po bërtisnin dhe gratë po luteshin”.
Një tjetër lavdëroi ekuipazhin, duke thënë: “Ishte shumë e frikshme. Por stjuardesat ishin të patrembura, duke çuar ujë tek pasagjerët. Ato po buzëqeshnin”.
Sipas informacioneve, avioni është kthyer “i sigurt” në të njëjtin aeroport nga ishte nisur, ku është pritur nga ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.
Rusia është në mes të një vale të paprecedentë incidentesh të aviacionit, ndërsa thuhet se shkak janë sanksionet perëndimore, që sipas Moskës, po pengojnë servisimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, me probleme në marrjen e pjesëve rezervë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.8%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 2550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia akuzon NATO-n për militarizimin e Ballkanit Perëndimor, Aleanca i kundërpërgjigjet: Pretendime të pabaza
31 Mars, 07:45
-
Zgjatet kontrata, Serbia arrin marrëveshje të re për furnizimin me gaz nga Rusia
30 Mars, 15:41
-
Moti i keq ‘paralizon’ trafikun ajror në Stamboll, anulohen mbi 200 fluturime! Disa avionë ‘pezull’ në qiell
29 Mars, 20:20
-
Goditet me dron terminali kyç i Rusisë për eksportet e naftës, pas sulmit dyshohet se ‘fshihet’ Ukraina
29 Mars, 15:00
-
Vladimir Putin u ka kërkuar ndihmë oligarkëve rusë, sepse kostoja e luftës kundër Ukrainës është jashtë kontrollit
29 Mars, 09:28
-
Si kërcënimi rus po e transformon Gjermaninë në fuqinë më të madhe ushtarake të Europës
27 Mars, 18:14
-
Lufta në Ukrainë rëndon financat e Rusisë, Putin 'troket' te oligarkët dhe kërkon më shumë para
27 Mars, 16:38
-
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigurinë, paqen dhe stabilitetin
26 Mars, 19:36
-
Shtroja këpucësh të mbushura me eksploziv për ushtarët rusë, operacioni i fshehtë i Kievit
25 Mars, 17:10
-
Alban Daci: Gabimi strategjik i luftës së shpejtë, krahasimi ndërmjet strategjisë së Donald Trump ndaj Iran dhe asaj të Vladimir Putin në Ukrainë
23 Mars, 17:06
-
Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Florida
23 Mars, 15:20
-
Dyshohet se informoi Moskën për diskutimet brenda BE-së, ministri i jashtëm hungarez në qendër të skandalit të përgjimeve në Budapest
23 Mars, 14:53