Një makinë është përfshirë nga flakët këtë paradite në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Tiranë-Elbasan, pranë qendrës tregtare ‘TEG’. Report Tv bën me dije se në mjet po udhëtonte një familje me dy fëmijë të vegjël brenda, por që kanë mundur të dalin në kohë.
Siç shihet nga videoja e siguruar nga Report Tv, flakët e mëdha kanë shkrumbuar mjetin tip ‘Benz’, ngjyrë gri, ndërsa shtëllungat e tymit të zi janë shpërndarë në gjithë zonën përreth.

‘Benz’-i i përfshirë nga flakët sot në Tiranë
Nga dyshimet e para mendohet se ka qenë një defekt teknik që ka çuar në djegien e makinës, ndërsa Report Tv mësoi se personat që ishin në mjet kanë arritur të dalin nga makina shpejt, pa pësuar dëmtime. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët e zjarrit, që kanë djegur totalisht mjetin, siç shihet në foton më poshtë.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Komente









