VIDEO/ U eleminuan nga Champions, Alt. Madrid humbet edhe në kampionat! Barcelona fiton 'in-extremis'

La Liga është në javën e 12-të. Almeria fitoi 3-1 me Celta Vigo, teksa Cadiz siguroi fitoren e dytë në kampionat falë triumfit 3-2 me Atletico Madrid. Në Sevilla vendasit nuk mundën të dilnin me pikë, me Rayo Vallecano fitoi 0-1 falë golit të Garcia në minutën e 61.

Në stadiumin "Nuevo Mirandilla" në Cadiz, vendasit fituan 3-2 me Atletico Madrid. Eleminimi nga Champions ka lënë pasoja te skuadra e Simeones, që pëson një tjetër humbje në La Liga. Te vendasit shënuan Bongonda, Fernandez dhe Sobrino, ndërsa madrilenët gjetën rrjetën me Joao Felix (dopietë).

Barcelona mori tri pikë në limite me Valencian në Mestalla. Lewandowsi në minutën e 94 bëri që djemtë e Gattusos të dilnin duarbosh në shtëpi, duke zhgënjyer tifozët e pranishëm në stadium. Fitorja e sotme dërgon katalanasit në kuotën e 31 pikëve në vendin e parë, me pikë të barabarta me Real Madrid që ka një ndeshje më pak. Në fund të ndeshjes në Mestalla nuk ka munguar tensioni.

La Liga - java 12:

Almeria 3-1 Celta Vigo

Cadiz 3-2 Atl. Madrid

Sevilla 0-1 Rayo Vallecano

Valencia 0-1 Barcelona

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
VIDEO/ Lewangolski në minutën e 94, Barcelona 'çmend' Gattuson

Fitore "in-extremis". Barcelona mori tri pikë në limite me Valencian në Mestalla. Lewandowsi në minutën e 94 bëri që djemtë e Gattusos të dilnin duarbosh në shtëpi, duke zhgënjyer tifozët e pranishëm në stadium. Fitorja e sotme dërgon katalanasit në kuotën e 31 pikëve në vendin e parë, me pikë të barabarta me Real Madrid që ka një ndeshje më pak. Në fund të ndeshjes në Mestalla nuk ka munguar tensioni.

 

Ora 21:01
VIDEO/ Champions lë me pasoja Atletico Madrid, skuadra e Simeone humbet në La Liga

Në stadiumin "Nuevo Mirandilla" në Cadiz, vendasit fituan 3-2 me Atletico Madrid. Eleminimi nga Champions ka lënë pasoja te skuadra e Simeones, që pëson një tjetër humbje në La Liga. Te vendasit shënuan Bongonda, Fernandez dhe Sobrino, ndërsa madrilenët gjetën rrjetën me Joao Felix (dopietë).

 

S.DH/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake