Këngëtarja shqiptare Rita Ora u ‘kryqëzua’ në rrjet pasi performoi me një flamur serb në Hungari. Këngëtarja sqaroi se flamurin ja dha një fans dhe se nuk e pa cili ishte.

Mediat serbe kanë publikuar foton e të riut serb që i dha flamurin këngëtares së njohur shqiptare.

Bëhet fjalë për Sabo Gaga Borivoj nga Budapesti.

Ai ka publikuar edhe videon nga momenti kur i zgjat flamurin Rita Orës ndërsa ka dhënë një përgjigje që ka shokuar ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai u shpreh se këngëtarja e mori me vetëdije flamurin pasi edhe ajo vetë e di që Kosova është Serbi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
I dha flamurin serb Rita Orës në koncert, i riu: E mori sepse edhe ajo e di që Kosova është Serbi

1693248841_fffd.JPG

I riu i cili i dha flamurin serb Rita Orës gjatë koncertit në Hungari ka dhënë një përgjigje që ka shokuar ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai u shpreh se këngëtarja e mori me vetëdije flamurin pasi edhe ajo vetë e di që Kosova është Serbi.

 “Ajo ma ka marrë flamurin”, dhe në koment një përdorues i rrjetit Tiktok e ka pyetur pse e ka bërë këtë. Përgjigja habiti shumë njerëz: - Sepse edhe ajo e di që... Kosova është Serbi.