VIDEO/ U largua drejt SHBA kur ishte 7-vjeç kthehet në atdhe si ushtare amerikane në mision! Historia e togeres Hatixhe Çollaku

Togerja Hatixhe Çollaku u largua nga Shqipëria me familjen drejt Shteteve të Bashkuara kur ishte vetëm shtatë vjeç. Tani, ajo kthehet në Shqipëri si komandantja e parë në Kompaninë e Inteligjencës të Gardës Kombëtare të Neë Jersey, së bashku me kolegët e saj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar  një video në Facebook, ku Çollaku rrëfen historinë e saj. Ajo thotë se ka ardhur me mision. Sipas saj me bashkë me kolegët  do të trajnojnë forcat e Armatosura Shqiptare për përdorimin e dronëve të dhuruara nga SHBA. Çollaku tregon se ky dron ka kapacitet për misione taktikale dhe emergjenca humanitare.

“Kam ardhur për një mision që të mësojmë përdorimin e UAV për ushtrinë shqiptare. UAV është një dron dhe ky dron ka kapacitet për misione taktikale, civile, për emergjenca dhe për humanitare. Në fakt kam dashur për shumë vite të vij në Shqipëri me mision dhe prandaj jam futur në Neë Jersey dhe jo për shtetin që banoj vetëm që të vij me mision në Shqipëri.

Pastaj duke kërkuar atë shans dhe duke takuar njerëz të tjerë përmes ushtrisë doli shansi këtu që kërkonin një oficer inteligjence. Edhe kur e morën vesh që flas edhe shqip, u gëzuan shumë dhe thanë me siguri do të sjellim ty në këtë mision. Jam larguar nga Shqipëria në moshën 7-vjeç. Para shumë vitesh kam pasur hallën që jetonte përballë shkollës ku bëjnë stërvitje dhe thoja gjithmonë, a do jemi unë njëherë në anën e kundërt.

Kam parë shumë sakrifica që kanë bërë prindërit e mi kur kemi ikur në Amerikë dhe duke parë ato sakrifica dhe duke pasur atë ndjenjën që të jem si prindërit e mi. Të fortë dhe të mundohem të arrij sa më shumë jam futur në ushtrinë amerikane.  Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe marr mundësinë që t’ua tregoj në Amerikë historinë e Shqipërisë”, tregon Çollaku.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë