Kansas City, SHBA - Në temperaturat ekstreme që shkonin deri në -17 gradë celcius u zhvillua ndeshja e parë e Champions Cup në SHBA. Në Missouri, vendasit e Kansas City u mposhtën 0-1 nga Inter Miami dhe deçiziv për të tijtë ishte Lionel Messi.
Dueli i cili ishte programuar për të martën u shty me 24 orë për shkak të një stuhie bore, që iu bashkua temperaturave të akullta. Paçka se në -17 gradë tifozët nuk munguan në staidum dhe shijuan një 'magji' nga Lionel Messi.
Ishte minuta e 56-të e ndeshjes, kur "Pleshti" ndali me gjoks një krosim të gjatë, lëvizi bukur në zonë dhe me të djathtën e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë suksesin të tijve. 35 gola dhe 25 asistime në 40 ndeshje me fanellën e Inter Miami për Messin.

Tanimë Kansas shpreson të barazojë në ndeshjen e kthimit dhe ta dërgojë duelin në shtesë.