VIDEO/ U shkëput gjatë fluturimit duke shkaktuar panik te pasagjerët, pjesa e avionit gjendet në oborrin e një shtëpie në SHBA

VIDEO/ U shkëput gjatë fluturimit duke shkaktuar panik te pasagjerët, pjesa e avionit gjendet në oborrin e një shtëpie në SHBA

Foto nga avioni

Një pjesë e avionit Boeing 737 Max e Alaska Airlines që u shkëput gjatë fluturimit të premten e kaluar është gjetur në oborrin e një shtëpie, thanë zyrtarët amerikanë. Pjesa e avionit u zbulua në oborrin e shtëpisë së një mësuesi në Portland, njoftoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB).

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 18:30 minuta me orën lokale, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Portland me destinacion Ontario, Kaliforni, kur humbi një pjesë ndërsa ishte në ajër. Avioni u detyrua që të kthehej dhe të bënte ulje urgjente në aeroportin e Portlandit.

Nga incidenti pati disa lëndime të lehta, por nuk kishte pasagjerë në dy sediljet ngjitur me derën e shkëputur.

“Ne jemi shumë me fat që kjo nuk u kthye në diçka më tragjike", tha shefja e agjencisë Jennifer Homedi gjatë një konference për shtyp të shtunën.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës