VIDEO/Vëllai i paralizuar ngrihet
dhe vallëzon në dasmën e motrës

VIDEO/Vëllai i paralizuar ngrihet<br />dhe vallëzon në dasmën e motrës
Një video mjaft emocionuese ka bërë xhiron e internetit.
 
Në pamje duket një i ri i cili është i paralizuar, por në dasmën e motrës së tij ngrihet nga karrigia dhe vallëzon me të.
 
I riu quhet Nikola Raguz i cili ngrihet nga karroca e tij me ndihmë e motrës Matea Raguz-Papac dhe më pas vallëzon ngadalë përreth sallës me të.

Ai ia doli që ta bënte vallëzimin deri në fund, ndërsa të afërmit dhe familjarët e tij kanë shpërthyer në lot.

Siç duket edhe në sekuencën e fundit të videos, e ëma e Nikolës s'i përmban dot emocionet por edhe dhimbjen që djali i saj nuk ecën dot e s'mund ta shijojë njësoj si gjithë të tjerët gëzimin e martesës së motrës së tij. 
 
Nikola Raguz, 23 vjeç, është nga Mostari, qytet në Bosnje Hercegovinë, mbeti i paralizuar disa vite më parë, pasi u aksidentua me automjet.
 
Ai pësoi dëmtime të rënda në pjesën e shtyllës kurrizore, duke pësuar paralizë në pjesën e poshtme të trupit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij