La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 27-të. Mbrëmjen e të shtunës Barcelona mori një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur 0-1 Athletic Bilbaon në një ndeshje shumë të vuajtur.
Duhej minuta e 68-të e ndeshjes, atëherë kur Pedri asistoi për Lamine Yamal, me yllin spanjoll që bëri një lëvizje dribluese dhe lëshoi një goditje me të majtën e cila u përplas në trekëndëshin e djathtë të portës së mbrojtur nga Simon dhe u ndal në rrjetë.
Minutat e mbetura sollën disa raste për vendasit, por portieri Joan Garcia u tregua i saktë dhe mbrojti portën e katalanasve, aq sa ishte më i miri i ndeshjes me notën 8.8 sipas 'SofaScore'.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 67 pikëve për vendin e parë, katër pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.
Komente






