Video virale, gënjeshtrat e Boris Johnson

Video virale, gënjeshtrat e Boris Johnson

Gënjeshtrat e Boris Johnson, është kjo video e bërë virale kohët e fundit e krijuar nga një avokat dhe gazetar Australian, Peter Stefanovic.

Video është shpërndarë gushtin e kaluar dhe  pamjet janë shpërndarë qindra mijëra herë në Facebook, Twitter dhe Instagram.
Nga shkurtimet e emetimeve të karbonit tek rritja ekonomike, nga pagat e infermierëve tek shpenzimet e kujdesit shëndetësor, nga varfëria në Mbretërinë e Bashkuar tek aplikacioni për gjurmimin e Covid, janë përfshirë në video. Stevanoviç përdori shifrat e dhëna publikisht nga qeveria dhe agjencitë e saj për të treguar se kryeministri ka dhënë deklarata të rreme.
Gënjeshtra apo gabime? Stevanoviç nuk ka dyshime.

 "Ne kemi arritur në një pikë ku reputacioni i institucioneve prishet nga një kryeministër që nuk mund të thotë të vërtetën ." 

Sipas kodit ministror, ​​kushdo që paraqet një të dhënë të gabuar në parlament ka për detyrë t'i korrigjojë ato shpejt.

Fushata e Stefanonic nuk është e vetmja në vend kundër kryeministrit. Peter Oborne, ish-gazetar i Daily Telegraph , autor i librave të tillë si Ngritja e Gënjeshtrës Politike dhe Sulmi mbi të Vërtetën, rregullisht i dërgon parlamentit një listë të gjatë të gabimeve të gjetura në fjalimet e Kryeministrit dhe ministrave, por kurrë nuk ka marrë një përgjigje deri më tani .

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm