VIDEO/Vllaznia-Tirana, trajneri
shkodran goditi lojtarin bardheblu

VIDEO/Vllaznia-Tirana, trajneri<br />shkodran goditi lojtarin bardheblu
Eshtë publikuar video e plotë e sherrit mes trajnerit të Vllaznisë, Bledar Gjeçaj dhe basketbollistit të Tiranës, Erkand Karaj. 

Në rrjetet sociale ka dalë së fundmi një video nga momentet e sherrit të djeshëm në Shkodër, gjatë takimit Vllaznia-Tirana në basketboll për meshkuj një ditë më parë në Shkodër.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi, ndërsa tifozët bardheblu shprehen se, duke iu referuar pamjeve filmike në këtë video, ka qenë trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj që ka goditur fillimisht lojtarin e Tiranës, Erkand Karajn, ndërsa një gjë e tillë dallohet edhe në video.

Sipas tyre, pamjet e transmetuara në televizionin lokal të Shkodrës, “TV1 Channel” janë prerë dhe momenti kur Gjeçaj godet basketbollistin bardheblu janë prerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve