“Uau, silleni këtu”, ka qenë reagimi i kandidatit republikan Donald Trump kur në mes të fushatës që po zhvillohej në Wilkes-Barre, Pensilvani, pa se në audiencë ishte një vogëlush thuajse i ngjashëm me atë vetë, të paktën nga modeli e ngjyra e flokëve.
Trump e ka marrë në krahë vogëlushin, e ka puthur dhe e ka afruar të flasë te mikrofoni. Më pas Trump e ka pyetur se si e kishte emrin dhe ai iu përgjigj: Emër.
“Supozohet që t’i ngjajë Donald Trump por ai është shumë më i këndshëm. Je shumë i bukur”, u shpreh miliarderi.
Më pas Trump e ka pyetur vogëlushin: “Do të shkosh tek mami dhe babi apo do të qëndrosh me Donald Trump?”
I vogli u përgjigj: "Trump." Kjo përgjigje ka sjellë të qeshura dhe duartrokitje në sallë, ndërsa Trump e ka puthur edhe një herë tjetër vogëlushin dhe e ka shoqëruar te prindërit.
Kjo bisedë ka lumturuar dhe befasuar kandidatin republikan për president i cili ka përsëritur disa herë: “Ç’djalë i bukur!”
/Shqiptarja.com