EKUADOR - Një vrasje e tipit mafioz, kështu mund të quhet ekzekutimi i futbollistit Mario Pineida më 17 dhjetor në Guayaquil të Ekuadorit. 33-vjeçari ishte objektivi i dy atentatorëve që mbërritën në vendngjarje me motor, por viktimë mbeti edhe një vajzë e cila dukej se ndodhej rastësisht në ambientin pranë, teksa për fat kanë shpëtuar dy persona të tjerë që panë gjithçka vetëm 2-3 metra largësi.
Mario Pineida, futbollisti i kombëtares së Ekuadorit dhe Barcelona SC shihet që del nga një dyqan, ndërsa dyshja e vrasësve shfaqet para tij. Ata u afruan dhe me armën në dorë e qëllojnë duke e parë në sy. Pineida e kuptoi për çfarë bëhej fjalë, por as duart e ngritura nuk e shpëtuan nga plumbat që rezultuan fatalë.
Mediet në Ekuador fillimisht aluduan se vajza e vrarë ishte bashkëshortja e futbollistit, por kjo nuk ka rezultuar e vërtetë, pasi gruaja e tij reagoi më pas me një mesazh. Pineida la pas tre fëmijë, ndërsa autorët u vendosën në pranga.
Komente





