DOHA, Katar - Paris Saint Germain nuk ka rivalë këtë sezon, me djemtë e Luis Enrique që kanë marrë me vete në Paris trofeun e gjashtë sezonal. Në stadiumin 'Ahmad bin Ali Stadium' në Doha të Katarit, PSG fitoi pas penalltive kundër Flamengos. PSG vinte si kampion i Champions League, ndërsa Flamengo si kampione e Kupës Libertadores në Amerikën Latine. Përballja u fitua nga francezët edhe falë paraqitjes fantastike të portierit rus Matvey Safonov, i cili ndali katër penallti të brazilianëve, për t'i dhënë PSG-së trofeun Interkontinental.
Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Luis Enriques. Fabian Ruiz shënoi pas vetëm nëntë minutave lojë, por gjithçka u anulua pas ndërhyrjes së VAR. Duhej minuta e 38-të që Kvaratskhelia të kalonte në avantazh PSG-në.
Edhe pse pësuan gol, Flamengo e Luis Filipes nuk u dorëzua dhe barazoi me penalltinë e Jorginhos në minutën e 62-të. Koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash, nga ku nuk u prodhua gol.
Skuadrat iu drejtuan penalltive, por brazilianët nuk ishin në dijeni se PSG kishte në portë një gardian fenomenal si Matvey Safonov. 26-vjeçari rus nuk ka luajtur shumë edhe pse ka më shumë se një vit që është pjesë e francezëve, teksa ndali penalltitë e Niguez, Pedros, Leo Pereiras dhe Luiz Araujo, për t'i dhënë trofeun Interkontinental të tijve. Për PSG gabuan Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola.
Nga të gjithë trofetë sezonalë, PSG nuk ia ka dalë të fitojë vetëm Kupën e Botës për Klube, teksa kjo ishte kupa e gjashtë sezonale për PSG-në e Luis Enriques, që ka dominuar futbollin evropian dhe botëror.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.7%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shifër rekord, FIFA 'lan në ar' FSHF-në nëse Kombëtarja kuqezi kualifikohet në Kupën e Botës 2026
17 Dhjetor, 12:47
-
FIFA Awards/ Kylian Mbappe mbetet jashtë formacionit të vitit, Montiel rrëmben çmimin 'Puskas' me golin e jashtëzakonshëm (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:43
-
Çmimet e vitit, Dembele shpallet lojtari më i miri nga FIFA! Luis Enrique i PSG shpallet trajneri më i mirë i sezonit
16 Dhjetor, 22:43
-
Kylian Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, ish-klubi detyrohet t'i paguajë 60 milionë euro
16 Dhjetor, 13:58
-
Linda Rama në Qendrën për Lidership në Katar: Teknologjia nuk është më thjesht një mjet, por një formë pushteti
15 Dhjetor, 14:05
-
Dëmtuan autobusin e PSG-së në mbrëmjen Champions, arrestohen dy tifozët e Bilbaos
12 Dhjetor, 15:34
-
Champions League/ Arsenali pa rivalë, kryeson me pikë të plota! Man. City përmbys Real Madridin dhe ‘shkarkon’ Alonson, tri pikë për Juven! Humbet Napoli, ndalet PSG
10 Dhjetor, 22:55
-
Champions League/ Në 'Bernabeu' luhet fati i Alonsos, Real Madrid pret sot Man. Cityn! Juventusi e ka detyrim fitoren, Arsenal e PSG në udhëtim
10 Dhjetor, 10:49
-
Ndeshje 'me katër pjesë', FIFA prezanton ndryshimet e mëdha për Kupën e Botës 2026
10 Dhjetor, 09:59
-
Portieri i Fluminenses është 45 vjeç, Fabio futbollisti i vetëm që i ka luajtur të gjitha ndeshjet në kampionatin brazilian
9 Dhjetor, 16:33
-
Forumi i Dohas/ Sala takon homologun e saj në Katar, pritet arritja e disa marrëveshjeve mes 2 vendeve në shëndetësi
7 Dhjetor, 14:29
-
Kupa e Botës 2026/ Nëse kualifikohet, Shqipëria luan në Meksikë në orën 04:00 të mëngjesit! Kundër Japonisë në orën 01:00 në Dallas
7 Dhjetor, 11:43