Policia ka vijuar sot për të tretën ditë me radhë kërkimet në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr, për gjetjen e armës së krimit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz në datën 25 Prill ku humbi jetën Agim Buci, dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, shtetasja Merita Buci.
Polumbarët e repartit special "Renea", prej mëngjesit të sotëm kanë rinisur kërkimet me mjete speciale, në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, por deri tani nuk kanë mundur ende të gjejnë gjë.
Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, dje me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa është punuar për heqjen e ujit.
Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale.
Dy ditë më parë, policia zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy autorët e krimit, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, të cilët e pranuan ngjarjen.
Shume injorant policet e XHAFES me nje magnet te gjate mund ta krefesh te gjithe lumin per nje kohe te shkurter dhe arma thithet nga magneti Ose me metal dedektor
PërgjigjuO Zyb er, se ke haberin fare hahahaha! Kot e kerkojne aty, flliqesirat do e kene fshehur tjeter kund. I genjen mendja se do shpetojne edhe po nuk u gjet arma.
Ti qenke kokrra injorantit