SHBA- 34 vjeçari shqiptar, Renato Muhaj i cili vrau ish-gruan e tij Suela Saliaj para syve të vajzës doli sot para gjykatës së Floridas nën akuzën e 8 veprave penale.
Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të ndërsa i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.
Mediat e huaja shkruajnë se në gjykatë 34 vjeçari nuk shfaqi asnjë lloj emocioni apo shenje pendese për krimin e rëndë që kishte kryer. Pyetje e tij e vetme ishte “A do caktoni avokat për mua?”, e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ndër vendimet që mori gjykata ishte edhe që Muhaj nëse ndonjë ditë del nga burgu pas përfundimit të dënimit, të mos ketë kurrë mundësi të shikojë vajzën e tij.
Vrasja ndodhi më 30 janar, ndërsa në dëshminë e saj vajza 8-vjeçare tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe e kishte pyetur të të atin “pse e bëri këtë?”.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Nje pjese e shqiptareve u integruan me jetesen regullat e shoqerise ku jetojne,por ka dhe mostra qe nuk arrijne ta kuptojne.Gruaja nuk eshte prone e burrit n.q.s diçka nuk shkon ka ndarje.Do ti vinte mire ketij zoterise ti ndodhte motres se tij,do dhe avokat.Avokati me i mire eshte plumbi.
PërgjigjuPer te gjitha KE te drejte pooor edge femra duhet ta Ket te qarte QE Babai I femijes ka te drejt ta takoj femijen e tij DHE sduhet ta ndalosh ta shohi .sepse Ky sehr shkaku I vrasjes