Taulanti ka hapur derën dhe ka dalë për të parë se kush është, por ballë për ballë nuk ishte askush.
Ka bërë pak hapa përpara dhe është ndeshur me sulmin e “djallit” Gashi, që kishte në fytyrë maskën e një përbindëshi.
Në momentin e parë, Xhaka është trembur, ndërsa Gashi ia ka plasur të qeshurës me të madhe, duke i bërë kështu një “surprizë” të veçantë bashkëlojtarit të kombëtares. Videoja që tregon këtë moment është hedhur në Facebook nga vetë Shkëlzen Gashi, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij shumtë.