FIER - Themelet e një banese që i përket periudhës romake kanë dalë në dritë gjatë punimeve për ndërtimin e By –pasit Fier-Vlorë.

Banesa e ndërtuar në shekullin e parë mendohet të ketë qenë rreth 400 metra katror, ndërsa interesant është fakti se objekti ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit antik të Apolonisë.

Arkeologu Vangjel Dimo jep më shumë detaje lidhur me këtë zbulim, të cilin e quan një dëshmi të rëndësishme të lashtësisë dhe periudhës romake.

Ndërkohe lidhur me vendimin për të ndryshuar drejtimin e rrugës, arkeologu shprehet se vendimi duhet te merret nga instancat përgjegjëse.

Zbulimi është bërë nga punonjësit e firmës që po ndërtojnë këtë segment rrugor gjatë javës që shkoi.


zbulohet ne fier romake
zbulohet ne fier romake
zbulohet ne fier romake

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)