Kundërofensiva e Ukrainës në luftën me Rusinë nuk ka dhënë rezultat siç pritej, partnerët perëndimorë të Kievit po tregojnë shenja lodhjeje, por për Volodymyr Zelensky, koha për negociata me Moskën nuk ka ardhur ende.
Kjo periudhë është e vështirë për Ukrainën. Me afrimin e dimrit, drejtuesit e Forcave të Armatosura të vendit kanë pranuar se nuk po presin “zhvillim të rëndësishëm” në fronte.
Konflikti Izrael-Hamas ka lënë në hije luftën në Ukrainë dhe situata e brendshme politike në SHBA vë në pikëpyetje se sa gjatë Uashingtoni do të jetë në gjendje të vazhdojë të mbështesë Kievin, siç ka qenë deri më tani.
Zelensky përsëriti qëndrimin e tij se nuk mund të ketë negociata me Rusinë për momentin, raporton
“Nuk ka dialog me terroristët. Fjala e tyre është e pavlerë, ata vetëm duan të shkatërrojnë dhe vrasin. Ukraina do të vazhdojë luftën kundër trupave të Vladimir Putin. Ne nuk jemi të gatshëm t’i japim lirinë tonë terroristit Putin", tha Zelensky.
Ukraine isn’t ready to give up its independence to “terrorist Putin,” President Zelenskyy tells @kwelkernbc on @meetthepress.https://t.co/J7UmSHEnLv pic.twitter.com/GLg2Uy9pie
— NBC News (@NBCNews) November 5, 2023