Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan, informon ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, ministri u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Fier, zjarr masiv në pyllin me pisha dhe dushk në Peshtani! Policia e zjarrfikësit luftojnë të shuajnë flakët me degë, ndërhyn helikopteri












