Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e shkuar (e enjte) afër QSUT-së në Tiranë.

Në pamjet e publikuara nga vendngjarja, shihet një makinë e cila është përmbysur në mes të rrugës.

Mwsohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe as rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi një ambulancë dhe policia.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.