VD/Rikthehet dhuna në kampionatin shqiptar, përleshen lojtarët e Tepelenës dhe Këlcyrës

VD/Rikthehet dhuna në kampionatin shqiptar, përleshen lojtarët e Tepelenës dhe Këlcyrës

Sherr në ndeshjen Tepelena-Këlcyra

Rikthehen aktet e dhunës në kampionatin shqiptar të futbollit dhe përsëri në kategorinë e dytë. Ekipi i Këlcyrës ka postuar në Facebook një video të dhunës së ushtruar ndaj tyre në Tepelenë. Pamjet e dhunës vijnë nga momentet kur Këlcyra ishte në avantazh 0-1 ndaj vendasve të Tepelenës. Në pamje shihet përleshja e lojtarëve të Këlcyrës dhe Tepelenës me njëri-tjetrin.

Më parë, ekipi i Këlcyrës kishte denoncuar disa persona që i kishin bërë presion për të toleruar këtë takim. Sfida mes Këlcyrës dhe Tepelenës është e vlefshme për Kategorinë e Dytë. Pas dhunës në fushë, një prej lojtarëve të Këlcyrës është ndëshkuar me karton të kuq. Kjo ka favorizuar vendasit të cilët kanë përmbysur shifrat në 3:1 dhe për rrjedhojë fituan krejt takimin.   

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!